Kurti: Nuk mund të lejojmë që Serbia të krijojë një shtet brenda shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se Kosova nuk do të lejojë që përmes Asociacionit të Komunave Serbe të krijohet një shtet brenda shtetit të Kosovës.

Kurti pas pjesëmarrjes në inaugurimin e impiantit të ujërave të zeza në Prizren ka pohuar se institucionet e Kosovës dëshirojnë që t’i ndihmojnë gjithë qytetarët pa dallime, përfshirë ata të komunitetit serb.
“Mirëpo nuk mund të lejojmë që Serbia të krijojë një shtet brenda shtetit, ashtu siç ka bërë në Bosnje, ku atje Republika Serbe po e sfidon përditë e më shumë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë ndër tjera Kurti.
Sipas tij, Kosova i ka nxjerrë mësimet e veta duke shtuar se Asociacioni nuk po bëhet për serbët e Kosovës, ngase pranë tyre janë institucionet shtetërore të Kosovës./21Media
Back to top button