Dhurata Dora i është gëzuar 50 milionëshit
Këngëtarja Dhurata Dora i është gëzuar suksesit që ka arritur me këngën “Mi Amor”, që e solli në bashkëpunim me reperin Noizy.
Kënga është publikuar më 23 korrik dhe deri tani ka arritur mbi 50 milionë klikime në Youtube.
“50 milionë. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
“Mi Amor” ishte një ndër këngët më të pëlqyera të kësaj vere./21Media