Dhurata që mori Capital T nga fansat për fundvit
Reperi Capital T ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë këtij viti.
Ai ka shpërndarë një video që është përmbledhje e vitit 2021 e përgatitur nga fansat e tij. Ai ka thënë se ndihet i bekuar për mbështetjen që ka nga ta.
Duke e përmendur edhe albumin e ri “Heart Broken Kids”, Capital T ka thënë se do ta zotëroj vitin 2022.
“Faleminderit fansave të mi për këtë video të mrekullueshme, përmbledhje e vitit 2021. Jam i bekuar me ju. 2022 mezi pres të të zotëroj. Sezoni #Heartbrokenkids”,
View this post on Instagram
Projekti i fundit nga Capital T është bashkëpunimi me reperin Mc Kresha. “Heku qafe” është pjesë e albumit “Heart Broken Kids”./21Media