Dhurata tregoi se kur do ta publikojë duetin me Maitre Gims

 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora sot ka treguar se kur do ta publikojë bashkëpunimin me Maitre Gims. Kënga titullohet “Only you” dhe do të publikohet nesër, shkruan rtv21.tv

Kështu ka bërë të ditur artistja përmes një fotografie të publikuar në instagram, ku numëron mbi 2 milionë klikime.

“O N L Y Y O U 28.05.21”, ka shkruar artistja krahas imazhit, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Ndryshe, projekti i fundit nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims është “Te Quiero”, i cili është publikuar në dhjetor të vitit 2019./21Media

Back to top button