Di Caprio reagon pasi Lumi Vjosa u shpall “Park Kombëtar”

Aktori dhe aktivisti, Leonardo Di Caprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa “Park Kombëtar”.

Ai ka shkruar se lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det për ta shijuar brezat e ardhshëm.

“Sot historia është bërë. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për bisedën globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, ka shkruar Di Caprio.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë është shpallur dje “Park Kombëtar” me mbrojtje të plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Lumi Vjosa, do të jetë një “Park Kombëtar” unik për Shqipërinë, por edhe për Evropën, i cili e fut Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social.

Back to top button