Di Maria mund të pezullohet deri në tri ndeshje
Angel Di Maria mund të pezullohet më shumë se dy ndeshje moslojë pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Monzas, kështu ka thënë eksperti i referimit, Luca Marelli.
Argjentinasi u përjashtua nga loja në U-Power Stadium të dielën, për shkak të goditjes me bërryl pasi ishte mbajtur nga një lojtar kundërshtar.
Ky veprim i tij pritet ta lë dy ndeshje jashtë fushe, që do të thotë se ai do të mungojë ndaj Bolognas dhe Milanit pas pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.
Megjithatë, Marelli ka thënë për DAZN se ekziston rreziku që Di Maria të suspendohet me tri ndeshje.