”Dialogu Beograd-Prishtinë nuk është ireversibil”
Marko Gjuriq tha se nuk heqë dorë nga pjesëmarrja për stabilitetin në rajon
Procesi i dialogut Beograd-Prishtinë nuk është ireversibil, dhe se Beogradi gjithsesi nuk do të heqë dorë nga qëllimi që të marrë pjesë si akter “konstruktiv” në ndërtimin e stabilitetit rajonal, deklaroi sot i drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ky proces, megjithatë, ka kuptim nëse ekziston vullneti i të dy palëve që mos pajtimet të zgjidhen përmes dialogut dhe mjeteve paqësore, tha Gjuriq në Institutin për politikë ndërkombëtare dhe ekonomi në kuadër të forumit të ambasadorëve, në të cilin ishte folur për gjendjen aktuale në dialogun Beograd- Prishtinë.