Protestojnë fëmijët me nevoja të veçanta

Protesta para Kuvendit, fëmijët  me nevoja të veçanta vendosin tenda

Duke nisur prej sot e deri ditën e diel, fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre në tendat e ngritura do të qëndrojnë para Parlamentit të Maqedonisë në parkun “Parku i Gruas”. Kjo protestë organizohet nga ana e Shoqatës “Zemrat e Bashkuara”. Siç thonë nga shoqata, ata përballen me probleme të ndryshme, ndërsa nevoja për trajtime të mira dhe vende të veçanta për fëmijët e tyre janë vetëm një pjesë e tyre.

Në vend ngjarje doli edhe ministri për punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahimi i cili dëgjoi hallet e prindërve dhe u premtoi se do të ulen për të biseduar për të gjetur një zgjidhje, shkruan TV21./21Media

Back to top button