Dialogu Kosovë-Serbi: Ende s’ka pajtueshmëri!?
Megjithëse është paralajmëruar rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në qershor, ende nuk është gjetur pajtueshmëri për caktimin e datës dhe agjendës së diskutimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Nga Qeveria e Kosovës thonë se çdo fazë e re e dialogut duhet të ketë një dakordim paraprak për agjendën dhe pikat e diskutimit. Ndërkohë, BE-ja si ndërmjetëse e dialogut, thotë se data dhe agjenda do të kumtohet në kohën e përshtatshme./21Media