Dialogu Kosovë-Serbi, Hovenier takohet me Osmanin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës./21Media

Back to top button