Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Ka ende shumë punë për të bërë
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të sotëm me delegacionet negociuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në një postim në Twitter ai ka bërë të ditur se ka pasur diskutime të gjëra mbi marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media
We all agreed that there is a lot of work still to be done and we will continue.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 7, 2021
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?