Gërvalla priti në takim gjeneralin amerikan Wesley Clark

 
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark.
Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e përzemërt të popullit të Kosovës për kontributin e gjeneralit Clark, dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ne do të jemi mirënjohës gjithmonë për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit në Kosovë. Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe ju falënderojmë nga zemra”, ka thënë ministrja Gërvalla.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, teksa ka theksuar përparimin e Kosovës që e vëren pas çdo vizite./21Media

Back to top button