“Dialogu Kosovë-Serbi nuk është ndalur për shkak të taksës”

Instituti Demokratik i Kosovës për dialogun

Stopimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk është bllokuar nga taksa, por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve.

Kështu u tha sot në konferencën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për rrugën finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se pa njohje reciproke mes dy shteteve në kufijtë aktual nuk do të ketë paqe në rajon.

Ish kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri tha se baza e një marrëveshjeje të qëndrueshme arrihet me një vendim dhe qartësi të BE-së dhe ShBA-së.

Ndërsa ish deputeti nga komuniteti serb në Kosovë, Nenad Rashiq duke kërkuar marrëveshje të paqes mes dy shteteve kërkoi kujdes në teoritë e ndryshimit të kufijve.

Back to top button