Dialogu, Lajçak pas takimeve në Beograd: Shpresoj se jemi në rrugën e duhur
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se pas një raundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur.
“Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, shkruan Lajçak
Ndryshe, mbrëmë Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duhet të zbatohet.
Lajçak dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë shkuar në Beograd, pas vizitës në Kosovë. Rrugës për atje, emisarët ka takuar edhe përfaqësuesit e serbëve në veri./21Media