“Dialogu mes dy vendeve do të kthehet përmbys”

Akti terrorist i së dielës në veri të Kosovës mund të jetë shkas për përmbysje të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë analsitë politikë, sipas të cilëve, Bashkimi Evropian duhet ta sansksionojë Serbinë. Vetëm në këtë mënyrë palët mund t’i kthehen procesit dialogues.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridke, konisderon se sulmi terrorist në veri të Kosovës, ka mundësi ta zhvlerësojë procesin e deritanishëm të dialogut.

“Akti i djeshëm e kthen përmbys të gjithë procesin dhe tashmë e kemi një proces të ri dialogues, që nga dita e djeshme, të paktën kështu do te duhej të ishte nëse marrim parasysh shkallën edhe masën e sulmit qe ndodhi dje kundër Kosovës. Besoj që sulmi i djeshëm e ka ndryshuar paradigmën e dialogut në disa rrafshe. Së pari më nuk mund të jetë, në menyrë parimore pika qe njësite speciale të Policisë së Kosovës, nuk duhet të operojnë në veriun e Ks sepse situata do ta dëshmojë që keto njësi të jenë pjesë e atij territori për të siguruar paqen e Kosovës, po ashtu kemi të bëjmë që Serbia, dhe strukturat e saj të sigurisë nuk e kanë ndryshuar qasjen ndaj Kosovës dhe nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj perëndimit sepse sulmet e djeshme terroriste ishin shumë të ngjashme me menyrën se si i operojnë edhe grupet paramilitare ruse”, tha Fetahu.

Analisti, Arbnor Sadiku, vë në pah rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve, në të kundërtën, ai druan se mund përsëritet skenari i djeshëm.

“Edhe Kosova edhe Serbia e kanë momentin e fundit që të fillojnë me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe planit franko-gjerman. Praktikisht marrëveshja ekziston, por problemi është që të dyja palët… ato duhet të jetësohen në praktikë dhe ato mund të jetësohen vetëm nëse ka vullnet politik. Nëse nuk ka një vullnet politik dhe trysni ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjes, sigurisht që skenarët ë djeshme mund të përsëriten edhe ne të ardhmën gjë që do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën pasi që kemi probleme ekonomike dhe paraqiten…. sikurse dje që kemi sulme terrosite nga Serbia dhe i bie që i frikëson të gjithë investitorët dhe turistët potencial”, tha ai për RTV21.

Sulmi i së dielës ndaj policisë së Kosovës në veri, erdhi vetëm pak kohë pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel./21Media

Back to top button