Dialogu: Pa kushtëzimet e Serbisë

Hoti: Serbia duhet t’i njoh dokumentet e Kosovës.- Greiçevci: Serbia nuk mund ta përcaktoj ekipin negociator të Kosovës

Pas aplikimit të taksës së Kosovës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës u shënua rënie 99 për qind e importit nga këto dy shtete.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga java e parë e nëntorit ka rreth 52 milionë euro më pak import nga Serbia, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, Bosnja e Hercegovina tetë milionë më pak.

Serbia e ballafaquar me këto pasoja tani po kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me Kosovën me heqjen e kësaj takse.

Analistët politikë në Kosovë thonw se Serbia nuk duhet të vendos kushte për bisedime. Mendojnw se nuk ka dialog të mirëfilltë me kushtëzime./21Media 

Back to top button