Diaspora i dërgoi Kosovës mbi 1.2 miliard euro, 10% më shumë se vitin e kaluar

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin nëntor 2023.

Sipas këtyre statistikave dërgesat nga mërgata nga janari deri në nëntor të vitit 2023 arritën vlerën e 1 miliard e 217.8 milionë euro. Sipas njoftimit thuhet se nëse e krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit të kaluar i bie që këtë vit të ketë rritje prej 10.2% të dërgesave nga mërgimtarët, transmeton rtv21.tv.

Vlera e remitancave, sipas vlerësimeve, për nëntor 2023 ishin 101.3 milionë euro
“Prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga IFJB-të me pjesëmarrje prej 65%, kanalet tjera me 19% dhe bankat me 16%”, thuhet në njoftim.
Bazuar në të dhënat e BQK-së, asetet e kompanive të sigurimit arritën vlerën e 300.6 milionë eurove, rritje prej rreth 200 mijë euro krahasuar me muajin paraprak. Asetet e fondeve pensionale në fund të këtij muaji ishin 2.65 miliardë euro, rritje për 54.3 milionë euro. Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 2.8 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 499.4 milionë eurove.”

 

Sipas BQK-së ky kontribut tregon se mërgata është një faktorë ndikues në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë të vendit tonë./21Media

Back to top button