Maqedonci dekoron me medalje për “Shërbim të Shquar” komandantin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-Lejtënant Bashkim Jashari.

“Në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sot kam dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-Lejtënant Bashkim Jashari”, thuhet në njoftim.

Back to top button