Diaspora nga Suedia sjell ndihma në Kosovë në vlerë prej 400 mijë eurove
Xhafer Balaj, kryetar i Shoqatës ”Liria” në Suedi ka qenë sot i ftuar në emisionin e pasditës në ”Bon Bon”, me ç’rast ka folur për ndihmat e shumta që kjo organizatë i sjell në Kosovë për të 21-ën herë.
Balaj ka treguar se tashmë në Kosovë kanë ardhur 2 kamionë me ndihma mjekësore, të cilët janë ndalë për një kohë të gjatë në Doganë.
Ai tutje ka shtuar se ndihma që ka ardhur nga Suedia është në vlerë prej 400 mijë euro.
Balaj ka folur edhe për mënyrën se si grumbullohen këto ndihma.
Ndihmat mjekësore që vijnë në Kosovë janë: Karroca, mjete ndihmëse për lifta, shtretër elektrikë dhe dyshekë ortopedikë./21Media