Diazepamët si karamele! Mbi 1,3 milionë receta në vit

“15,700 kuti me Diazepamë në fund të ditës”! Këtë e shkroi mbrëmë mjeku Nenad Lazarov në Facebook. Rastësisht ose jo, ky kërcim i lartë i recetave për qetësues erdhi pikërisht në ditën kur kërceu edhe çmimi i ushqimeve bazë dhe derivateve të naftës, për shkak të skadimit të masës “pa TVSH”.
Po rritja e përdorimit të diazepatim dhe të ngjashmëve nuk është vetëm në nivel ditësh a javësh. Rritje e dukshme ka edhe ndër vite.
Të dhënat e Fondit Shëndetësor të cilave u është referuar Dr.Lazarov tregojnë se nëse në 2014-ën janë lëshuar rreth 850 mijë receta për Diazepam, në 2020-tën, vitin kur nisi pandemia Covid, ky numër ka shkuar në 1 milionë e 300 mijë receta. Këto janë të dhënat e Fondit që tregojnë recetat e lëshuara për disa ilaçe qetësimi nga viti 2017 deri në 2021-shin. Kërcimi i madh ka ndodhur pikërisht në vitin 2020./TV21

Back to top button