Diçka e re nga Ronela Hajati
12 Janar 2021
Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati si të gjithë këngëtarët vitin 2020 ishte pasive sa i përket publikimit të këngëve të reja.
Ronela herë pas here përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se do rikthehet fuqishëm në 2021.
E së fundmi, ajo përmes një përgjigjie tregoi se është në përgatitje të albumit të ri, pjesa e parë e të cilit pritet të publikohet më 15 mars.
Ndryshe, “Gënjeshtar je” është projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati. Deri tani kënga ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media