Diell e vranësira edhe në dy ditët e ardhshme

 

Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta.

Insituti ka bërë të ditur se do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button