Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

 

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka reguar pas sulmit ndaj gazetarit, Visar Duriqit.

Kurti ka thënë se rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre është fenomen negative që populli i Kosovës nuk i duron.

Përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit, teksa i ka uruar shërim të shpejt Duriqit.

I pari i VV-së  ka thënë se në qeverisjen e tij e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit.

“Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Pas sulmit ndaj Duriqit ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta ndriçojnë këtë rast./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button