Dielli “i pamëshirshëm” në tri kontinente

Vala e të nxehtit po vazhdojnë të mbizotërojnë në tri kontinente: Evropë, Amerikë dhe Azi.
Në Evropën jugore, temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin sot, me ishullin italian të Sardenjës që pritet të ketë një temperaturë maksimale prej 46 gradë Celsius këtë pasdite.
Ka paralajmërime se nxehtësia ekstreme mund të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera në pjesë të Italisë
Spanja po ashtu është përballur me valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, me temperaturat që dje arritën në 44 gradë në jug të vendit.
Shkaku i këtyre kushteve, ka pasur zjarre në ishullin spanjoll La Palma dhe në Greqinë kontinentale.
Ndërkohë, në SHBA, temperatura në një stacion meteorologjik në Death Valley të Kalifornisë tregonte 49 gradë Celsius në mes të natës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Në Azi, Kina ka konfirmuar një temperaturë rekord prej 52.2 gradë Celsius në veriperëndim të vendit gjatë fundjavës. Temperaturat e sipërfaqes së tokës arritën në 80 gradë në pjesë të Turpanit.
Shoqëria Botërore Meteorologjike thotë se modelet ekstreme të motit nxjerrin në pah nevojën për më shumë veprime klimatike. /21Media