Dieta e fundjavës që do t’ju ndihmojë të humbni 3 kilogramë

 
Nuk po humbni peshë aq sa do të dëshironit sepse nuk po e mbani dietën sa duhet, atëherë duhet të mendoni për diçka alternative.
Mund të humbni deri në 3 kilogramë duke kontrolluar ushqimin tuaj vetëm gjatë fundjavave, në vend të 7 ditëve. Kush nuk do ta dëshironte këtë!
Bright Side tregon këtë plan për humbje peshe që mund të shihni shpejt rezultatet që dëshironi.

Mund të hani normalisht gjatë javës dhe të keni fundjavë me dietë speciale për të rikthyer trupin që kishit kur ishit adoleshent.

Nuk ka nevojë të ndiheni sikur jeni në grevë urie, kufizoni veten në lëngje ose hani porcione të vogla ushqimi. Ju duhet të zgjidhni produktet e duhura si ato që përmirësojnë tretjen dhe djegin më lehtë kaloritë. Të shtunën dhe të dielën, kaq duhet.
E shtunë

Mëngjesi: një sanduiç me bukë thekre me 200 g gjizë. Ju mund ta kombinoni këtë me kafenë ose çajin tuaj të zakonshëm, thjesht mbani larg sheqerin dhe ëmbëlsuesit.
Dreka: një sallatë e plotë dhe që përmban këta përbërës për 2 persona:
1 avokado
1 kastravec
Gjysmë patate e zier
Disa copa buke të thekura
Një salcë sallatw e shijshme e bërë me lëng limoni, kopër, mustardë dhe piper
Darka: 100 gr peshk me erëza, gatuar brenda në furrë.
Për ëmbëlsirë, pini 200 g kefir ose kos grek me pak yndyrë.
Të dielën

Mëngjesi: Një filxhan çaj jeshil pa ëmbëlsues dhe 2 krakera të mëdha pa sheqer.
Dreka: Sallatë. Për 2 persona do të përmbajë:
2 patate të mëdha të ziera
½ lakër të freskët
1 filxhan misër të verdhë
½ lugë vaj ulliri
Darka: 100 gr gjoks pule, 1 vezë të zier dhe një domate.
Për ëmbëlsirë, pini 200 g kefir ose kos grek me pak yndyrë.
Sigurisht, nuk do ta hani atë burgerin e madh që keni zakonisht gjatë fundjavave duke parë Netflix, por pas komplimenteve që do të merrni kur të shkoni në punë të hënën në mëngjes, do ta kuptoni se ia vlente plotësisht. Dhe pjesa më e mirë? Mund të hani drekën e zakonshme të së hënës atë ditë.
Këshilla për rezultate më të mira dhe më të shëndetshme

Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut tuaj. Konsultohuni me ta nëse kjo dietë është për ju ose nëse duhet të shtoni disa përbërës të tjerë.
Kombinoje këtë dietë 2-ditore me një stërvitje 2-ditore 30-minutëshe. Bëni atë që ju pëlqen: vraponi, kërceni ose bëni gjimnastikë.
Ulni përgjysmë marrjen e karbohidrateve dhe yndyrave./21Media

Back to top button