Digjen dhjetëra hektarë pyje

Malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë të Malishevës, janë përfshirë nga zjarri duke u djegur dhjetëra hektarë. Zjarre janë regjistruar edhe në disa vende tjera, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar në shuarjen e tyre. Për këto zjarre ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe njëherit ka bërë thirrje tek qytetarët që të bëjnë kujdes.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, gjatë tërë ditës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë, pasi zjarri, i ndihmuar edhe nga erërat, ka bërë që të digjen me dhjetëra hektarë me pyje.

Po ashtu zjarre janë regjistruar edhe në malet në mes të fshatrave Guriq dhe Pagarushë, pastaj në Panorc, si dhe një shtëpi e pabanuar në fshatin Shkozë.

Po ashtu në vendngjarje kanë qenë edhe ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorët./21Media

Back to top button