Digjen dy vetura në Mitrovicë të Veriut

Dy vetura me targa serbe janë djegur sot në orët e para të ditës në Mitrovicën e Veriut, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj është përfshirë edhe një tjetër.

“Sot me date 01.06.2024 reth orës 02;25 në rr.kral Petri Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshire komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizue zjarrin, Eksperti i zjarrit dhe Hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet “ zjarrvënie” Te dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë ai./21Media

Back to top button