Digjen dy vetura në Pejë

Dy vetura janë djegur të hënën në Pejë,  traporton Policia e Kosovës.

Një burrë ka raportuar se në rrethana të panjohura i janë përfshirë nga zjarri dy veturat e tij të parkuara në trotuar afër shtëpisë.

Me intervenimin e njësitit të zjarrfikësëve zjarri është shuar.

Ndërsa rasti është cilësuar si “Zjarrvënje”, dhe është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button