Digjen tri shtëpiza te parku i qytetit në Gjakovë

Në qendër të Gjakovës, ku kanë qenë të vendosura shtëpizat prej druri që janë shfrytëzuar gjatë festave të fundvitit, ka shpërthyer zjarr.
Sipas Polcisë, shkaktari ende nuk dihet, por nga pamjet shihet se zjarri ka përfshirë tri shtëpiza.
Policia ka raportuar se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe ngjarja është duke u hetuar.
“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 11.01.2023 – 17:47. Raportohet se në rrethana të pa njohur në zjarr janë përfshirë tri shtëpiza nga druri, që i kishte vendosur komuna në shesh. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është inicuar si incident zjarri./21Media 

Back to top button