Digjet nga zjarri një tokë e mbjellur me pemë në vlerë rreth 20 mijë euro

Është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke e mbjellur me fidanë-pemë, në vlerë rreth 20.000 euro, të mërkurën në Skenderaj.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlerë e dëmit është rreth 20.000”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizonin zjarrin.

Policia rastin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button