Digjet një banesë në Skenderaj, arrestohet një person
Një banese në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladroci” në Skenderajt i është vënë zjarri të shtunën pas mesnate.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa Policia ka arrestuar një person lidhur me këtë rast dhe ndaj tij ka nisur hetim për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 03:00, është raportuar për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën Fehmi e Xhevë Lladroci në Skenderaj. Zjarrfiksit të kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Zahiti./21Media