Digjet një diskotekë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Një diskotekë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. “, tha Borovci./21Media

 

Back to top button