Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur nga arma e zjarrit sot rreth orës 00: 15 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Kjo u konfirmua për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, si dhe lokalizimin e të dyshuarit.   “, tha Borovci./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button