Digjet një kamion, vdiqën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në Bursa të Stambollit.
Nga informacionet e marra mësohet se kamioni ishte i ngarkuar me mish. Ai kishte humbur kontrollin duke i ka goditur shenjat e trafikut, dhe më pas ishte përfshirë nga zjarri, transmeton rtv21.tv
Mediat turke raportojnë se, nga ky aksident të lënduar kanë mbetur dy persona pasi që kishin arritur të hidhen nga kamioni i cili ishte përfshirë nga zjarri./21Media