Digjet një person brenda shtëpisë në Deçan

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit sot në orët e hershme të mëngjesit në Deçan.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Policia ka konfirmuar se i riu është gjetur i djegur(karbonizuar) brenda shtëpisë, teksa vdekjen e tij e kanë konstatuar edhe ekipi mjekësor.
“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informaten Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrëfikësit është verejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktmës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në “Facebook” u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.
“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj./21Media

Back to top button