Digjet një restorant në Ferizaj, ka të lënduar

Viktimat janë dërguar në spital

Pas një shpërthimi të një zjarri në një restorant në Ferizaj, mbetën të lënduar dy persona.

Spas policisë zjarri është shkaktuar dje rreth orës 10:00, pas një rrjedhje të vajit.

“Një femër dhe një mashkull K/Shqiptar, derisa ishin duke punuar në një restorant, ka pas rrjedhje të vajit me ç’rast ka shpërthyer zjarri”, ka njoftuar policia.

Derisa viktimat po tentonin ta shuajnë zjarrin me ujë, masa e zjarrit është rritur dhe dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Me rastin janë njoftuar inspektorët komunal dhe rasti mbetet nën hetime./21Media

Back to top button