Ramadani: Taksa 100% nuk është vënë për t’u hequr

Ramadani reagon ndaj deklaratës së Thaçit

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk është vënë për t’u hequr dhe siç thotë ai pa ndryshuar plotësisht rrethanat.

Ai në një shkrim në Facebook porosit se njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës, hap mundësinë për të diskutuar, jo anasjelltas.

“Taksa 100 për qind nuk është vënë për t’u hequr pa ndryshuar plotësisht rrethanat. Njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës, sipas 17 shkurtit 2008, hap mundësinë për të diskutuar, jo anasjelltas.
Siguria Kombëtare nuk vihet në kalkulime”, ka shkruar Ramadani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim për gazetën “The Washington Post”, kishte thënë se Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë.

Kosova vendosi masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018 kjo taksë hyri në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete./21Media

Back to top button