Digjet një shtëpi në Podujevë

Një person nga Bradashi ka njoftuar se i është djegur shtëpia

Policia njofton se dje në fshatin Bradash të komunës së Podujevës është djegur një shtëpi.

”Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, njofton policia.

Sipas njoftimit, si i dyshuar është intervistuar një mashkull K/Shqiptar, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, përveç dëmeve nuk ka të lënduar./21Media

 

Back to top button