Digjet shpati i Malit të Gjerë, shuarja e zjarreve si mision i pamundur

Rreth orës 04:15 ka nisur operacioni i forcave zjarrfikëse nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e malit të Gjerë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 11 forca të efektivit zjarrfikës Gjirokastër, 34 forca vullnetare të bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë.
Operacioni mbikqyret nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSh-së Z. Arben Cara./oranews