Policia njofton se i është djegur vetura Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit

(Lajm i përditësuar)


Policia njofton se i është djegur vetura Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka pranuar informacione që një veturë është duke u djegur në Leposaviq.

“Me datë 28.01.2024, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në Leposaviq një veturë është duke u djegur. Menjëherë njësitet kompetente policore , përfshirë hetuesinë ju kanë përgjigjur informatës dhe kanë dal në vendin e ngjarjes”, ka thë PK.

Policia ka thënë se vetura është e kryetarit të kuvendit komunal në Leposaviq.

“Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq.”

Në afërsi të veturës, te motori është gjetur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegur veturën.

“Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të t ‘cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin profesional dhe zbardhjen e rasteve të tilla të qëllimshme dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, si dhe sjelljen e kryesve të këtyre veprave kriminale para organeve të drejtësisë.”


Digjet vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

Është djegur vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

“Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, z. Gorski Gurić, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoićićit kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje e patë grafitin “JE I VDEKUR!” në veturën e z. Sladjan Mijajlović, zyrtar komunal në Leposaviq. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njejtin mesazh: “mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj! ” Sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave tona të cilat ia bëjnë argatin Vučićit në axhendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës. Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhëtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona. Në foton e parë: unë dhe Gorski, duke iu drejtuar punëtorëve të komunës së Leposaviqit në ndejën e fundvitit”, ka shkruar Vokrri në “Facebook”./21Media

Back to top button