Digjet vetura e një rreshteri në Leposaviq

Rreshterit të Policisë së Kosovës, i nacionalitet serb, në Leposaviq sot iu është djegur vetura e tij.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se rreshteri i Policisë ishte sulmuar fizikisht një javë më parë dhe mund të ndërlidhet me rastin, megjithatë, ai tha se hetimet po vazhdojnë.
“Rasti regjistruar zjarrvënie. Motivet janë të panjohura për momentin. I njëjti ka qenë i përfshire në një rrahje përkatësisht ka qenë i sulmuar fizikisht në një aheng një javë më parë. Mund të ndërlidhet me rastin paraprak, sidoqoftë mbetet të hetohet më tutje”, ka thënë Hoti.
Ai tutje tregoi se vetura e rreshterit është me targa ilegale, KM.
Kujtojmë se një rast i njëjtë kishte ndodhur edhe më 19 shtator 2022, kur një oficeri serb iu ishte djegur vetura e tij./21Media
 

Back to top button