​Digjitalizimi i mediave në Ballkanin Perëndimor, përmendën mundësitë dhe vështirësitë

Përfaqësues të mediave në Kosovë dhe rajon kanë diskutuar në panelin me temën “Tradicionalja dhe Trashëgimia-Media Digjitale – Navigimi në Mjedisin e Informacionit Digjital në Ballkanin Perëndimor”. Konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik po mbahet në Prishtine dhe ka bërë bashkë profesionistë e përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme.

Kryeredaktorja në grupin “Koha”, Brikenda Rexhepi foli për ndikimin e pandemisë dhe ndalimin e shtypit të gazetës. Tutje, theksoi se kalimi në gazetarinë digjitale kërkon ruajtjen e profesionalizmit dhe etikës.

“Gjatë pandemisë na është dashur që te pushojmë shtypin e gazetës për shkak të masave dhe asnjëherë nuk jemi rikthyer. Dhe kjo ishte e dhimbshme për neve qe jemi si nostalgjik dhe subjektiv dhe që nuk e kemi në dorë gazetën dhe nuk ja marrim erën. Diçka që është e rëndësishme është që të mos e humbim rëndësinë që e kemi ndaj Kodit të Etikës dhe parimeve të gazetarisë me gazetarinë digjitale. Kur kemi pasur vetëm praninë e ueb-portaleve ndoshta ishte më e lehtë, por sot edhe ueb-portalet konsiderohen si media tradicionale”, tha Rexhepi.

Drejtori ekzekutiv i “Albanian CenterMediaLook” në Shqipëri, Ervin Luku tha se armiku kryesor i shtypit është koha. Ai theksoi se brenda ditës në Shqipëri prodhohen rreth 180 lajme, e cila shpërfaq dukurinë e “copy-paste”.

“Armiku kryesor i shtypit të shkruar ishte vet koha. Ishte vet koha sepse për të publikuar një lajm të ri në gazetë do të duhej te prisje të paktën 24 orë për shkak të sistemit dhe mënyrën se si funksionon gazeta. Çka do të thotë se vetëm ky fakt e nxirrte jashtë loje gazetën dhe dikush u tregua i shkathtë dhe arriti të rishpikte vetveten. Pra të përshtatej nga gazeta print të kalonte në sistemin online. Ata që nuk arritën të përshtaten sot nuk janë më. Pra ose janë, ekzistojnë online por influenca e tyre në tregun mediatik për rastin shqiptar është minimale… ka një statistikë që e ka nxjerrë Unioni i Gazetarëve, nuk është një statistikë që personalisht duhet ta kemi si gazetarë, nuk e dimë nëse ky numër është kontent që prodhon neës apo është numër total i uebfaqeve që përfaqësojnë kompanitë e ndryshme. Është gati gati e pamundur që në ditë të prodhohen, mesatarja që prodhohet në Shqipëri është rreth 180 lajme. A mundet një redaksi me 10-15, 20 gazetarë të prodhojë 180 lajme. Është e pamundur dhe shkojmë tek një fenomen tjetër që është gazetari copy-paste”, theksoi ai.

Ndërkaq, gazetari Srdan Kosovic nga Mali i Zi foli për procesin e digjitalizimit dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen media

“Kemi një qëndrim shumë konkret sa i përket mediave dhe tregjeve në rajon, për shkak se kemi një pjesë shumë të madhe të tregut online dhe shtyp nuk besoj që fort dikush mërzitet për përqindjen në shtyp. Dhe të jem plotësisht i sinqertë kur gjërat ndodhën në Kosovë në vitin 2020, po shpresoja që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Mal të Zi sepse njëra prej gjerave që shpesh pengon procesin e monetizimit dhe zhvillimin e këtij procesi është që shumica e mediave të cilat i përfaqësojë kanë filluar nga mediat tradicionale dhe kuptimi vinte nga kjo. Për këtë arsye është shumë vështirë të ndryshohet”, theksoi ai.

Konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik do të vijojë me sesione të tjera nga Thomas Gam Nielsen nga Instituti Danez për gazetari konstruktive dhe Haris Avdić Pejoćic nga Task Forca e Ballkanit Perëndimor të shërbimit evropian të veprimit të jashtëm.

Back to top button