Steinmeier- Osmanit: Të interesuar për stabilitet, mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE
(Lajm i përditësuar)
Osmani: Falënderuese për mbështjetjen e presidentit gjerman Steinmeier
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u deklarua pas takimit që ka zhvilluar me homologun e saj gjerman Steinmeier.
Ajo tha se është shprehur falënderuese për mbështjetjen e presidentit gjerman për integrimin e Kosovës.
“Pas vizitës zyrtare në vitin 2021, dhe një sërë takimesh pune e telefonatash, sot u prita sërish në takim pune në Pallatin Bellevue në Berlin nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier. 🇽🇰🇩🇪Falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Steinmeier për integrimin tonë në institucionet euroatlantike si dhe për diskutimet e rëndësishme për rrugën përpara.”, shkroi Osmani në Facebook.
Steinmeier – Osmanit: Të interesuar për stabilitetin e rajonit, mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE
Presidenca gjermane ka njoftuar për takimin që presidenti Steinmeier ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bëhet e ditur se gjatë takimit Steinmeir i tha Osmanit se anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Sot Presidenti Federal Steinmeier priti Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin. Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi presidenti në bisedë. Vendi duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë.”, thuhet në njoftimin e presidencës gjermane.
Osmani takohet me Steinmeier
Presidentja e Kosovës po qëndron në Gjermani. Ajo atje do të pritet nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ora 09: 30.
Gjatë të martës ajo u prit nga ministrja gjermane Annalena Baerbock, të cilën e njoftoi se integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës po e pengon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Po ashtu, gjatë vizitës së saj në Gjermani, Osmani do të jetë folëse në sesionin “Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue”, ku do të diskutohet tema “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”./21Media