Dimër në gusht, breshri befason banorët në Gjermani

Reshjet e dendura të breshrit gjatë ditës së djeshme kanë befasuar banorët e qytetit jugor gjerman Reutlingen duke i bërë ditët e para të gushtit të duken sikur të ishte dimër.

Në disa zona u raportua se reshjet arritën deri në 30 centimetra dhe u desh përdorimi i makinave borëpastruese për të hapur rrugën për qarkullim.

Sipas shërbimit meteorologjik gjerman, stuhi dhe reshje do ketë edhe gjatë fundjavës.

Back to top button