I dyshuari për përfshirje në rastin e “Bon Vivantit” mbrëmë, i kërkuar edhe nga FBI-ja

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati.
Mësohet se ai është D.N, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh. I dyshuari njihet ndryshe me nofkën “Duka”.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York.

 

Back to top button