Dimitrov: Negociatat me BE-në nisin në fund të vitit, BDI pret “festë të madhe”

 

Marrja e datës për nisjen e negociatave përfundimisht duket se do të ndodh deri në fund të vitit. Këtë e paralajmëroi ish ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov para seancës plenare në të cilën duhet të votohet programi dhe përbërja e ardhshme qeveritare.

Dimitrov pritet të jetë zëvendëskryeministër për çështje evropiane nga radhët e LSDM-së.

Ai këtë paralajmërim e bazon në disa sinjale që i ka marrë nga Bashkimi Evropian.

Muajin e ardhshëm, disa ditë shtetet anëtare fillojnë të debatojnë kornizën negociuse. Propozimin siç mbajmë para zgjedhjeve e ka përgatitur Komisioni Evropian, ndërkaq kancelarja Merkel e Gjermanisë, kryesuesja, në Këshillim e BE-së njoftoi se prioritet i parë i jashtëm i kryesimit gjerman do të jetë hapja e negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi me mundësi edhe me Shqipërinë. Kështu që ne do të mundohemi të mos lemë asnjë shkas që mos të ketë konsensus për nisjen e negociatave”, theksoi Dimitrov.

I propozuari si zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Artan Grubi pret festë nga seanca e sotme.

Presim festë të madhe për të gjithë qytetarët”, u shpreh Grubi.

Opozita kritika për kohën e shkurtër për të shqyrtuar programin qeveritar. Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Halil Snopçe tha se po të kishte më shumë kohë, do të gjente 90 pika të programit që nuk mund të realizohen fare.

Ky program është i pamundur të realizohet. Por të kishim më shumë kohë për të shqyrtuar, unë do të kisha propozuar mbi 90 pika të programit të cilat nuk kanë gjasa të realizohen. Me plot përgjegjësi e them këtë me gjithë modestinë time”, potencoi Snopçe.

Opozitarja VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se nuk do të votojë. Deputetja Gordana Siljanovska u ankua edhe pse seanca ishte caktuar për në fundjavë.

Jo, unë nuk do të votoj”, tha Siljanovska.

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe deputet i BDI-së, Arbër Ademi thotë se pika më fortë e programit janë reformat në arsim.

Bëhet fjalë për një program të harmonizuar mes dy partive më të mëdha të cilat e përbëjnë koalicionin qeverisës. Unë pres që ai program të realizohet. Ja për shembull në pjesën e arsimit ka mjaftë punë të mira dhe punë pozitive me të cilat mund të arrijmë sukeses”, deklaroi Ademi.

Ndërkohë i propozuari si ministër i Financave, Fatmir Besimi dhe si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini pa përgjigje në pyetjet se çfarë presin nga seanca e sotme./TV21

Back to top button