Dimitrov për “Financial Times”, “Maqedonia në NATO me referencën e përkohshme”

Reagoi VMRO-DPMNE

Maqedonia do t’i shqyrtojë mundësitë për hyrje në NATO nën referencën e përkohshme. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, në intervistën për gazetën Financial Times. Sipas shefit të ri të diplomacisë së Maqedonisë, hyrja e shtetit në aleancën veri atlantike do të ndikonte për stabilitet më të madh në Ballkan.

“Do të kërkoj që Greqia të mendon se çfarë fqinji  dëshiron? A dëshirojnë fqinj stabil, vend miqësor i cili do të  ofrojë shpresë për demokraci dhe drejtësi? Nëse jemi fqinj i mirë, atëherë shpresojmë se forcat politike në Greqi do ta kuptojnë që kjo është një mundësi historike”, tha Nikolla Dimitrov, Ministër i punëve të jashtme.

Dimitrov ndër të tjerash në internistë thotë se për çdo propozim qytetarët do të vendosin në referendum, ndërsa qeveria do të kërkojë konsensus ndërpartiak para se propozimin ta vendosë në votim, shkruan tv21.tv

Por intervista e Dimitrovit së pari ishte me titullin “Maqedonia e shqyrton mundësinë që ta ndryshojë emrin për të hyrë në NATO” . Megjithatë pas reagimeve të MPJ-së titulli u ndryshua në  “Maqedonia mendon për anëtarësim në NATO nën referencë të përkohshme “

Ndaj intervistës së Dimitrovit reaguan nga partia e VMRO-DPMNE-së. Prej atje kërkojnë hyrje të shpejtë në NATO dhe BE, pa e cenuar identitetin dhe pa bërë wmarrëveshje siç thonë në dëm të popullit dhe shtetit të Maqedonisë.

“Ministri i ri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov nuk guxon të largohet nga interesat më të larta shtetërore dhe nacionale të cilat tani më janë të definuara: anëtarësimi në strukturat Euro-atlantike dhe mbrojtja e identitetit të Maqedonisë. Me çdo deklaratë për mediume ndërkombëtare relevante që lënë hapësirë për interpretime të ndryshme, vetëm sa krijohet huti dhe ankth mes qytetarëve të RM-së”, tha Vladimir Gjorgjev, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe mediumet greke shkruajnë se disa anëtare të Aleancës tashmë një periudhë të gjatë po ushtrojnë presion ndaj Athinës që të lejohet pranimi i Maqedonisë në NATO me referencën e përkohshme. Megjithatë, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas mbrëmë përsëriti që nuk ka heqje dorë nga vijat e kuqe të Greqisë./21Media

 

Back to top button