Kaloni te përmbajtja kryesore

Dion: Trump përdori pa autorizim këngën e filmit “Titanic”

Këngëtarja Celine Dion shprehu mosmiratim ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për përdorim të këngës My Heart Will Go On, pa miratim gjatë një mitingu në Montana.

Kënga hit, e përdorur në filmin “Titanic” 1997, u lëshua në një tubim të kandidatit republikan të premten, duke ndezur polemika mbi përdorimin e paautorizuar.

Ekipi menaxhues i Dion dhe Sony Music Canada iu përgjigjën me shpejtësi incidentit përmes një deklarate X të shtunën.

“Në asnjë mënyrë ky përdorim nuk është i autorizuar dhe Celine Dion nuk e miraton këtë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, theksohet në deklaratë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button