Dionis Thaçi fiton në BodyBuilding dhe Fitness

Juria profesionale, e përbërë prej pesë anëtarëve, ka shpallur fitues Dionis Thaçin, fitues së garës së Kupës së Kosovës në BodyBuilding dhe Fitness.

Federata e BodyBuilding dhe Fitnessit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, sot kanë organizuar garën në kuadër të Kupës së Kosovës që u mbajt Mitrovicë, ku në katër kategori, BodyBuilding, Fitness, Men’s Classic dhe kategoritë e Femrave, kanë marrë pjesë gjithsej rreth 50 garues.

Fitues i vetëm në kategorinë deri në 23 vjet dhe në kategorinë e mesme, u shpall dy herë kampioni i Kosovës në kategorinë deri 23 vjeç dhe një herë në kategorinë e mesme, Dionis Thaçi.

“Me këtë sport merrem që shtatë vite, herën e parë në vitin 2013 në Pejë kam marr vendin e parë në kategorinë deri 23 vjet, më 2014 vendin e dytë në ËBF garën evropiane, më 2016 kam zënë vendin e parë në dy kategori, deri më 23 vjet dhe kategorinë e mesme. Prej kësaj gare pres fitore. E falënderoj Kompaninë Konson që më ka mbështetur prej fillimit deri në fund të këtyre garave”, ka thënë Thaçi.

Back to top button