Shpërthim pranë autobusëve, 43 të vdekur

43 persona kanë mbetur të vdekur dhe 48 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sot në Siri

Së paku 43 persona kanë humbur jetën në shpërthimin që ka ndodhur sot në afërsi të autokolonës së autobusëve që ishte në pritje për të hyrë në qytetin sirian Aleppo, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ndërsa siç raporton Televizioni Al Majadin, të lënduar kanë mbetur së paku 48 persona të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën Rashidin, pranë Aleppos, ku evakuoheshin kryesisht shiitë dy fshatrave.

Back to top button